Nisma më e fundit e mazhorancës është bërë publike nga Berisha, gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve të PD-së. Berisha theksoi se takimet do të jenë të pasosura dhe do të zhvillohen në gjithë vendin. “Dialogu me shqiptarët, me qytetarët, ne duhet të shkojmë në çdo skaj të këtij vendi. Ti njohim me përpjekjet rezultatet, me arritjet, mos arritjet, do të bëjmë një dialog me qytetarët, të rinjtë me pensionistët. Është shumë e rëndësishme të takojmë pensionistët”, u shpreh kreu i qeverisë. Ai theksoi se objektivi i këtij takimi është njohja e gjithë qytetarëve me reformat e realizuar nga mazhoranca.