Shqipëri – Moti sot, 8 Mars 2010

Reshje me intensitet të lartë do të bien në orët e mesditës në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Ersekë, Korcë. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar veriperëndimin i cili do të karakterizohet nga vranësira. Kushtet e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës do të mbeten prezent deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 – 3 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtim Verilindor por deti do të mbetet me dallgëzim 3 ballë. Rajonet e Mesdheut përfshirë gadishullin Apenin dhe Ballkanik do të mbeten me reshje të konsiderueshëm shiu e dëbore. Ballkani Verior do kete reshje të dendura dëbore gjatë pjeses së dytë të ditës. Të rrezikuar nga reshjet e dëborës dhe stuhitë e forta të erës do të mbeten vendet Skandinave. Ndersa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga mot i kthjellet.

Advertisement