Një gjë të tillë e ka deklaruar ambasadori amerikan, John Uithers, gjatë një takimi në prokurorinë e Tiranës, në të cilin ka marrë në konsideratë punën e kryer nga kryetarja e Prokurorisë së Përgjithshme. “Ina Rama është ndeshur me presione politike dhe me kritika edhe pse ka bërë detyrën e saj”, ka thënë përfaqësuesi i trupit diplomatik në Tiranë. Konkretisht, ai ka përmendur pengesat që i janë shfaqur Ramës lidhur me imunitetin, duke i cilësuar pengesat në tërësi të shfaqura në punën e saj nga politika, “me qëllim për të anuar nga ana tjetër”. “Puna e prokurorit, nuk është e lehtë në asnjë vend dhe Ina Rama ka treguar se ka punuar me përkushtim”, ka thënë ndër të tjera Uithers. Më tej, ai cilësoi se lufta kundër korrupsionit është e vështirë, pasi pas tij fshihen paratë dhe kriminelët. Kjo nuk është hera e parë që ambasadori amerikan e merr në mbrojtje punën e kryeprokurores Ina Rama, madje në një cilësim të hershëm ai e ka quajtur edhe “Silvia Konti shqiptare”.