Shqipëri – Moti sot, 6 Mars 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulta dhe bregdetare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat malore. Edhe pse kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin temperaturat e ulta do të përfshijnë të gjithë territorin Shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 5 – 6 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës por rënie me të ndjeshme do të ketë në zonat malore Verilindore. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësi 48 km/h nga drejtim Veriperëndimor – Verior ndersa dallgëzimi në det do të arrijë 5 ballë. Europa Jugperëndimore do të përfshihet nga vranesira dhe shira të konsiderueshëm herë pas here të shoqëruara nga stuhi me rrufe. Po ashtu Lindja e kontinentit dhe një pjesë e Qendrës do të karakterizohen nga reshje dëbore dhe stuhi të forta ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Advertisement