Fjala është për 38-vjeçarin Festim Çekiçi, i cili është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin juglindor me një pistoletë, poseduesi i së cilës ende nuk është identifikuar nga policia. Mësohet se kanë qenë kalimtarët që e kanë gjetur të vdekur trupin e pajetë të 38-vjeçarit në bulevard, ndërsa më pas kanë shkuar forca të shumta policie dhe ka nisur menjëherë hetimi për të zbardhur ngjarjen e plotë. Pista e parë e ngritur është ajo e eliminimit të Çekiçit për shkak të borxheve të shumta që ai kishte krijuar pasi kohët e fundit luante në lojërat e fatit duke lënë shuma të mëdha parash. Por nuk përjashtohen as pista të tjera, për të cilat grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe faktet.