Në një deklaratë për shtyp diplomatët amerikanë saktësuan gjithashtu se ambasadori i Tripolit në Uashington sqaroi Departamentin e Shtetit në lidhje me deklaratat për xhihad kundrejt Zvicrës të liderit Ghedafi. Në deklaratën e DASH thuhet se ambasadori u shpreh se deklarata e Ghedafit nuk i referohej një xhihadi të armatosur, por një bojkoti ekonomik.