Shqipëri – Moti sot, 3 Mars 2010

Në mesditë vranësirat do të vijnë duke u dendësuar në të gjithë Shqipërinë por grumbullimi i tyre në zonat Verilindore do të gjenerojë shira të dobët e lokalë. Bregdeti dhe zona e ulët do vijojnë me dominim të vranësirave edhe gjatë pjesës së dytë të ditës ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të mbeten zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Për shkak të qarkullimit Verilindor, temperaturat e ajrit do të pësojnë 4 – 5 gradë rënie në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim permanent Lindor ndërsa deti do të ketë dallgëzimi të ulët. Europa Jugperëndimore dhe rajonet e Mesdheut Perëndimor përfshire Italinë e Veriut do të jenë me reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Europa Verilindore serish do të vijojë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore. Ndërsa një pjesë e Perëndimit të kontinentit, Europa Qëndrore dhe Juglindore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement