SHBA – OKB shpall dhjetë vjecarin e sigurisë së rrugëve

Kjo nismë parashikon që nga viti 2011 deri në 2020, në të gjithë botën të zhvillohen fushata për t’i bërë rrugët më të sigurta. Ky vendim është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e 192 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Bëhet me dijeni se gjithë ky projekt parashikon që të ndërmerren aksione në radhë të parë në vendet në zhvillim, ku regjistrohen 90% e viktimave të qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit 1,3 milionë njerëz humbasin jetën në aksidente rrugore.

Advertisement