Lidhur me një mbledhje të tillë, dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka shkruar një letër kreut të PS-së, Edi Rama, me anë të së cilës i ka kërkuar atij që të paraqesë kreun e grupit parlamentar socialist. “Vendimi për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, është bërë mbi bazën e nenit 7, të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002, “për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit”, thuhet në këtë letër. Duke i sqaruar më tej Ramës se sipas nenit 12 të rregullores së Kuvendit, Konferenca e kryetarëve përbëhet nga kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit. E në të tilla kushte, sipas Topallit, është e domosdoshme paraqitja në mbledhjen e sotme e përfaqësuesit socialist.