Tiranë – KE përshëndet futjen e opozitës në parlament

Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate të bërë nga kreu i këtij institucioni, Mevlüt Kavusoglu, sipas të cilit kthimi i opozitës në parlamentin shqiptar javën e kaluar mund të merret si një shenjë e rëndësishme politike. “Megjithatë, unë shpresoj në mënyrë të vendosur se ky hap pozitiv nuk ishte një ndikim nga jashtë dhe se ai do të shënojë fillimin e pjesëmarrjes të vazhdueshme të të gjitha forcave politike në punën e parlamentit”, thuhet në këtë deklaratë. Më tej, Kavusoglu ka shtuar se është shumë i kënaqur që ky zhvillim vjen pas vizitës së fundit të delegacionit të KiE në vendin tonë, duke synuar në mbështetjen e procesit të zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe duke ndihmuar presidentin Topi në rolin e tij i ndërmjetësimit dhe përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik. Ai i inkurajoi më pas udhëheqësit e dy partive, Socialiste dhe Demokratike, për të bërë përpjekje të mëtejshme për të nxitur dhe forcimin e dialogut politik në vend. “Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit dhe jetik për reformat që duhet të adresohen pa vonesë,” tha ai. Në fund, ai shprehu shpresën se delegacioni shqiptar në Këshillin e Evropës do të përfundojë së shpejti dhe se anëtarët e opozitës do të marrë pjesë aktive në punën e Asamblesë Parlamentare.

Advertisement