Shqipëri – Moti sot, 1 Mars 2010

Në mesditë pritet shtimi i vranësirave në të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në Jug dhe Qendër ndërsa shtimi i vranësirave në zonat Veriore do të bëjë që të gjenerohen shira të dobët. Në kushtet e vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 3 – 4 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita sërish do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në Perëndim dhe Jug të vendit me shpejtësi 38 km/h nga drejtim Jugor ndërsa deti do të ketë dallgëzim deri 3 ballë. Kontinenti Europian do të përfshihet nga kushtet e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të tij. Europa Verilindore mbetet e rrezikuar nga vranësira dhe dëbore si dhe stuhi të forta ere. Vranësira dhe reshje shiu afat-shkurtër do të ketë dhe në rajonet e Mesdheut Qendror.

Advertisement