Burimet policore bëjnë me dijeni se ata janë Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari, përkatësisht 20-vjeç dhe 18-vjeç. Lajmi konfirmohet paraprakisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje, të cilat së bashku me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupave të zhdukur të katër të aksidentuarve të djeshëm. Policia ka raportuar se nga aksidenti në fjalë kanë mbetur ende pa u gjendur trupat e Dritan Ballës 38-vjeç dhe drejtuesit të mjetit, Elis Sogani, 32-vjeç.