Serbi – Kushner viziton vendin

Mediat franceze kanë bërë me dijeni se vizita e ministrit francez ka tre qëllime kryesore: atë të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, tregimin e mbështetjes së Francës ndaj proceseve integruese evropiane të Serbisë, si edhe përmirësimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. “Pavarësisht nga dallimet, ekzistojnë sferat në të cilët mund dhe duhet të arrihet marrëveshja, me ndihmën e EULEX-it, sidomos mbi çështjen e policisë, drejtësisë dhe doganës”, thuhet në deklaratë nga Ke d’ Orsei. Ndërkaq, parashikohet që pas vajtjes në Beograd, Kushner të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni. Takimi bëhet me dije zyrtarisht se do të mbahet në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në orën 18.00, ku pas tij, parashikohet që ministrat Hyseni dhe Kushner të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Advertisement