Pritet që gjatë seancës së sotme Karaxhiç të paraqesë përmbledhjen dhe strategjitë e tij mbrojtëse ose vazhdimin e gjykimit të tij për genocid në Gjykatën e Hagës. Gjatë këtij prezantimi, ai pritet të nënvizojë qëndrimin se sipas tij serbët e Bosnjës përballeshin me përndjekje nga boshnjakët dhe se gjatë luftës ata vepruan kundër tyre vetëm për vetëmbrojtje. Në seancën e fundit ndaj tij, ai deklaroi se trafikimi i armëve në zonat e myslimanëve boshnjakë ka qenë faktori kryesor që ndikoi në zgjatjen e luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë-Hercegovinë. Duke ua hedhur paqeruajtësve dhe organizatave humanitare, ai tha se ishin pikërisht ato që i kanë furnizuar me armë armiqtë e tij duke shkelur kështu embargon për armë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një luftë të ashpër në vendin mysliman të ish-Jugosllavisë, ku rreth 100 mijë njerëz u vranë dhe 2.2 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.