Lajmi konfirmohet nga presidentja kiliane, Mishel Bashlet, sipas të cilës ekipet e shpëtimit u përpoqën të nxirrnin nga gërmadhat rreth 100 persona të mbetur nën rrënojat e një pallati në qytetin Konception, i dyti për nga madhësia në Kili. Ndërsa operacionet kryesore të shpëtimit janë përqendruar në këtë qytet, rreth 100 kilometra larg epiqendrës së tërmetit. Ndërkaq, tronditje të reja toke lëkundën sërish godina në kryeqytetin Santiago të Kilit. Bachelet shpalli gjendjen e emergjencës për shumë rajone, ndërsa u shpreh se rreth 2 milionë, nga gjithsej 16,6 milionë banorët e Kilit, janë të prekur direkt nga katastrofa. Nga ana e tij, Bashkimi Evropian vuri në dispozicion një ndihmë emergjente prej 3 milionë eurosh, ndëra priten ndihma të reja nga ndërkombëtarët për rajonin e ri të goditur nga tërmeti, pas Haitit, i cili u godit disa javë më parë.