Këto të dhëna mbi situatën më të fundit të përmbytjeve në zonat veriore të vendit të prezantuara edhe nga drejtoria Rajonale e Bujqësisë, sipas të cilës numërohen edhe 375 persona të evakuar. “Në Daragjat të Komunës Dajç dhe në Ças të Komunës Velipojë po punohet për përforcimin e argjinaturave, ndërsa në Ashtë të Komunës Bushat vazhdojnë punimet për forcimin e vendit ku rrezikohet shembja e disa shtëpive”, thuhet në njoftimin zyrtar mbi përmbytjet. Duke shtuar se “për shkak të nivelit të ujit disa akse rrugore janë të kalueshme vetëm nga automjetet e larta, si aksi rrugor nga Kthesa e Dajçi deri tek ura e Shirqit, aksi i rrugës së Obotit dhe Gorricës në Komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit, ndërsa në aksin e rrugës nacionale tek Harku i Bërdicës nuk ka prezencë uji”.