Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shefi i diplomacisë franceze do të mbajë edhe një fjalim në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Kouchner ka qenë kryeadministrator i Kosovës në vitet e para të pasluftës dhe konsiderohet si një person mik nga populli kosovar.