Por ende aty është duke vazhduar aksioni për evakuimin e banorëve, pasi shumë shtëpi rezultojnë të përmbytura dhe mijëra hektarë tokë. Këtë të fundit e ka deklaruar vetë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, duke konfirmuar se janë 3600 hektarë tokë të përmbytura në zonën e Shkodrës. Nga përmbytjet e fundit më e prekur rezulton të jetë komuna e Dajçit e Bregut të Bunës, nga ku vetëm dje janë evakuuar 142 familje, kryesisht nga fshatrat Darragjat, por dhe nga fshatrat Pentar, Suka Dajç, Shirç dhe Mushan. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencës në prefekturën e Shkodrës ka planifikuar një sërë ndërhyrjesh në disa nga zonat problematike, krysisht në përforcimin e argjinaturave në Darragjat të komunës Dajç, në fshatin Ças në komunën Velipojë, në fshatin Ashtë dhe Mali i Jushit të komuns Bushat etj.