Vendimi i marrë dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pritet të bëhet sot realitet, duke bërë kështu që 64 deputetët e selisë rozë të zënë vendet e tyre të boshatisura prej kohësh në sallën e Kuvendit. Bëhet me dijeni se ka një plan për të hyrë dhe dalë sërish nga Kuvendi, menjëherë sa të kenë kryer betimin dhe më pas të kenë paraqitur propozimin për ndërmarrjen e një nisme ligjore për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Por jo të gjithë deputetët socialistë duket se janë dakord me një vendim të tillë. Vetë përfaqësuesi i Lëvizjes për Mendim Ndryshe në selinë rozë, Ben Blushi, e konsideroi këtë si një veprim qesharak nëse do të kryhet.