E propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit ajo parashikon marrjen e një huaje prej 50 milionë eurosh për një sërë projektesh të rrugëve në vend. “Autorizohet Ministria e Financave, që nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjencia zbatuese e projektit”, përcakton më tej vendimi në fjalë.