Tiranë – Ministri Basha takohet me sekretaren franceze për Tregtinë e Jashtme

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Brendshme, sipas të cilave,ata kanë inspektuar qendrën e personalizimit të kartave të identitetit. Përfaqësuesja franceze nga ana e saj tha se kartat e identitetit kanë cilësi të lartë dhe plotësojnë standardet europiane. Ndërkaq, ministri Basha theksoi se Shqipëria ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave. Për këtë arsye, ai deklaroi se qeveria shqiptare tashmë pret marrjen e vendimit për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, si hapi i parë për ecurinë e mëtejshme drejt procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Advertisement