Tiranë – Vijon turi i takimeve të delegacionit të Këshillit të Evropës

Pasi kanë zhvilluar dje dy takime të njëpasnjëshme me presidentin Bamir Topi, si edhe me krerët politikë në vend Rama dhe Berisha, vetë institucioni i Presidencës bëri me dijeni se negociatat mes palëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. “Bisedimet dhe negociatat politike mes palëve si dhe anëtarëve të delegacionit të Këshillit të Evropës, do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme”, thuhej konkretisht në deklaratën e publikuar nga organi i Presidencës, pas takimit të dytë që kreu i shtetit Bamir Topi zhvilloi me delegacionin e Këshillit të Evropës, si dhe kryeministrin Berisha e kryesocialistin Edi Rama. Ndërkohë që është njoftuar se sot delegacioni i KiE do mbajë një konferencë për shtyp në 10:30 për rezultatet e takimeve të djeshme me përfaqësuesit kryesorë të politikës shqiptare.

Advertisement