Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vend duke bërë që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar, më të dendura në veri dhe veriperëndim. Në zonat malore do të kenë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja dhe nata do të ketë shira të konsiderueshëm në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 – 4 gradë në vlerat e mëngjesit por dielli do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 5 ballë. Kushtet e Motit të paqëndrueshëm do të na shoqërojnë të hënën në të gjithë kontinentin Europian. Problematike do të jetë Evropa Jugperëndimore dhe Veriperëndimore të cilat do të kenë reshje shiu e dëbore me intensitet të lartë. Po ashtu Lindja e kontinentit do të mbetet me reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere ndërsa Skandinavia alarmohet nga era e fortë dhe ngrica në akset rrugore.