Kosovë – Kurti nuk paraqitet në seancën kundër tij

Vetë Kurti ka pohuar se nuk do të paraqitet në ndonjë seancë tjetër gjyqësore kundër tij pasi e ka konsideruar procesin si të motivuar politikisht kundër tij. Në një kohë, kur deri tani rezulton se janë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë proces. Në protestën e 10 shkurtit 2007 u vranë dy qytetarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Këta të dy kanë qenë aktivistë të lëvizjes qytetare “Vetëvendosja”, e cila kryesohet nga Albin Kurti. Ndërkaq, hetimet ndërkombëtare vërtetuan se viktimat u vranë nga plumbat e gomës të gjuajtur nga UNMIK, por ky i fundit nuk mori asnjë përgjegjësi për vrasjet.

Advertisement