Ukrainë – Timoshenko tërheq akuzat për manipulimin e presidencialeve

Nuk dihet ende përse Timoshenko e ka marrë një vendim të tillë, ndërsa ajo paraqitej mëse e vendosur në kërkesat e saj. Ndërkaq, rivali i Timoshenkos Viktor Janukoviç u shpall fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës me një epërsi prej 3.5% të votave. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë që në fillim se do të refuzonin të merrnin në konsideratë këto kundërshtime të Timoshenkos, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar. Në të tilla kushte, duket se askush nuk do të merret me shqyrtimin e ankesave të Timoshenkos, duke e lënë rezultatin kështu siç është dhe vetë KQZ ka pohuar se nuk do t’i analizojë këto akuza. Timoshenko nga ana e saj, në daljet e fundit në publik është treguar mëse e bindur se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se do ta sfidojë rezultatin zgjedhor në gjykatë, për mëse 1 milionë vota të falsifikuara, të cilat sipas saj, mjaftojnë për të ndryshuar rezultatin aktual.

Advertisement