Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në vend por në zonat malore Veriore pritet shtim i vranësirave ku do të ketë dhe shira të dobët e lokalë. Mesnata do të shtrijë shirat e dobët e afat shkurtër dhe në qendër të vendit ndërsa Jugu do të mbetet i kthjellët me vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në të gjithë vendin, më e ndjeshme kjo në zonat malore Veriore. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 40 km/h nga drejtim kryesisht Jugor në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet dobësimi i saj. Dallgëzimi në det do të arrijë deri në 3 ballë. Vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut dhe dëborës do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Rajonet me të rrezikuara nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të jenë Rajonet e Mesdheut përfshirë gadishullin Apenin si dhe Juglindja e kontinentit. Europa Verilindore si dhe një pjesë e Qendrës do të jenë me reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere.