Bëhet me dijeni se gjatë qëndrimit të saj në këtë vend, ajo do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e misionit evropian EULEX, të Zyrës Civile Ndërkombëtare, me përfaqësues të Komisionit Evropian si edhe me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi. Gjatë qëndrimit të djeshëm në Bosnjë-Hercegovinë, ajo bëri me dijeni faktin se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në rrugën e tyre për një afrim të mëtejshëm. “E ardhmja e Bosnjës multi-etnike është në BE”, tha ajo pas takimit me kryeministrin Nikola Spiric. Ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd, ajo paralajmëroi një bashkëpunim më të mirë me Gjykatën e Hagës për krime lufte.