Sipas saj, për kapitullin e punësimit janë zhvilluar shumë takime, ndërsa institucionet që kanë kontribuar janë Instituti i Sigurimeve shoqërore, Ministria e Punës etj. “Eshtë prokuruar ndër të tjera edhe kapitulli i Prokurimit Publik, për të cilin kanë kontribuar dy institucione, ai i Agjencisë së Prokurimit Publik dhe ministrisë së Ekonomisë”, tha më pas Bregu, duke shtuar se është përfunduar edhe kapitulli i bujqësisë etj. Sipas saj, po vazhdon puna e institucioneve për plotësimin sa më korrekt të Pyetësorit dhe se e gjithë administrata shtetërore është e impenjuar në përfundimin sa më parë dhe në mënyrë të kompletuar të këtij procesi.