Ballkan – Eshton vizitë tre ditore në Bosnje, Kosovë e Serbi

Gjatë dy ditëve në vijim Eshton do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë qëndrimit në tre vendet ballkanike Eshton pritet të ketë takime me liderët politikë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Para vizitës së saj, Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet i lartë në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, dhe se Brukseli mbetet i përkushtuar për perspektivën evropiane të gjithë rajonit, por stabiliteti i konsoliduar dhe progresi drejt BE-se mbetet pergjegjesi e krereve te shtetit dhe te popullit ne rajon Në prag të vizitës në Kosovë, Eshton theksoi se në Prishtinë ajo do të diskutojë “përparimin në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe qeverisjen e mirë”.

Advertisement