Tiranë – Presidenti Topi vijon takimet për zgjidhjen e krizës politike

Zyra e Shtypit të Presidentit bënë të ditur se gjatë ditës së sotme, kreu i shtetit do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS-së Edi Rama. “Duke filluar nga ora 10.00, në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit të gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të takohet me Ambasadoret Lohan dhe Montobio si dhe do të zhvilloje takime te veçanta me Kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e opozitës Rama”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës në lidhje me aktivitetet e Presidentit Bamir Topi. Që nga miratimi i rezolutës së KE-së, Presidenti Topi ka zhvilluar takime me gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik në vend.

Advertisement