Kosovë – Thaci dorëhiqet si deputet

Një fakt të tillë ai ia ka komunikuar zyrtarisht edhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, përmes një letre përkatëse. “Këtë veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më efikase të të gjitha detyrave të mia si kryeministër”, thuhet në këtë letër. Në këtë mënyrë, ai ka argumentuar, se mbi të gjitha dëshiron të jetë një kryeministër i mirë, para se deputet i Kuvendit. Sipas Thaçit, kjo gjë do të ndihmonte edhe vetë Kuvendin e Kosovës në rritjen e efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë për deputet të rinj. Për kryeministrin e Kosovës, ata do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit.

Advertisement