Bosnje-Kroaci, Marrëveshje për të dënuarit për krime

“Sot, duam t’i japim fund mos ndëshkimit të personave të cilët abuzojnë me shtetësinë e dyfishtë dhe që kryejnë shkelje në vendet tona respektive dhe përpiqen ti shmangen drejtësisë”, deklaroi ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Simonoviç gjatë një konference për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes. Një nga çështjet më të rënda të kësaj natyre ishte ajo e anëtarit të parlamentit të Kroacisë, Branimir Glavas, i cili u largua drejt Bosnjës vitin e kaluar pasi u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1991. Bosnja, Kroacia dhe Serbia dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe efektiviteti në ndëshkimin e kriminelëve të luftës është një faktor thelbësor për anëtarësim të plotë në bllok.

Advertisement