Shqipëri – Moti sot, 10 Shkurt 2010

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të kenë reshje të konsiderueshëm të shiut ndërsa në zonat malore do të ketë dëborë të dendur të shoqëruara me stuhi ere dhe shkarkesa rrufesh. Në kushtet e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës do të mbetemi dhe gjatë pjesës së dytë të ditës, por reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 3 – 4 gradë në vlerat e mëngjesit në të gjithë vendin por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave, më të ndjeshme në zonat malore Verilindore. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësi deri 55 km/h dhe drejtim Juglindor ndërsa deti do të ketë dallgëzim 3 ballë. Europa Juglindore do të përfshihet nga vranësira dhe reshje të shiut dhe dëborës. Po ashtu rajonet e Mesdheut dhe gadishulli Apenin do të mbeten me vranësira dhe shira intensive si dhe stuhi të forta ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kthjellime dha vranësira kalimtare.

Advertisement