Kjo grevë organizohet fill pas asaj 2-ditore që ndërmorën doganierët grekë, për shkak të së cilës u mbyll edhe kufiri jugor në pikat doganore me Shqipërinë, si edhe asaj të fermerëve, e cila gjithashtu pati ndikime direkte për vendin tonë. Gjatë grevës 24-orëshe bëhet me dijeni se do të ndërpriten fluturimet, zyrat qeveritare dhe shkollat do të mbyllen, ndërsa spitalet do të operojnë vetëm me personelin e emergjencës. Ndërkaq, greva e sotme e sektorit publik, shihet edhe si testi i parë për përkushtimin e qeverisë greke që të shtyjë përpara planet për tejkalimin e krizës ekonomike në vend. Kjo e fundit duket se ka tronditur gjithë Eurozonën, e cila paraqitet e shqetësuar nga efektet që sipas saj mund të kenë në ekonominë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, normat e larta të deficitit buxhetor të qeverisë greke.