Francë – PE miraton anëtarët e KE

Kështu, 488 deputetë votuan në Strasburg për ekipin e caktuar nga presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso, ndërsa 137 parlamentarë votuan kundër dhe 72 të tjerë abstenuan.Deputetët evropianë miratuan gjithashtu një marrëveshje kornizë, të negociuar me Komisionin, e cila i jep Parlamentit më shumë ndikim në legjislacionin e Bashkimit Evropian. Çdo shtet ka një përfaqësues në Komisionin e përbërë nga 27 anëtarë. Kandidatët për komisionerë evropianë u paraqitën para europarlamentarëve gjatë muajit të kaluar. Ata iu janë përgjigjur paskëtaj edhe pyetjeve të bëra si edhe paraqitën programet dhe mënyrat e realizimit të tyre. Ndërkaq, Barroso mban sërish postin e kreut të Komisionit Evropian, pas rizgjedhjes së tij për herë të dytë me mandat 4-vjeçar.

Advertisement