Duket se Timoshenko ende nuk e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, megjithëse pothuajse me të gjitha votat e llogaritura, lideri opozitar Viktor Janukoviç, i cili ka qenë edhe rivali i saj kryesor, ka siguruar vota të mjaftueshme për të menduar që tani fitoren. Mediat vendase aludojnë se Timoshenko e ka gati akuzën për të thënë se zgjedhjet nuk ishin të rregullta, por nga ana e tyre vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që i ndoqën nga afër ato, duket se nuk mendojnë njësoj si ajo. Kjo pasi ata i kanë vlerësuar zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Ukrainë si konform standardeve të kërkuara.