SHBA – Rritet numri i të vdekurve nga H1N1

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila pohon se krahasuar me shifrën e komunikuar të javës së fundit prej 14.711 vdekjesh nga virusi H1N1, rezulton se ka një rritje prej mëse 463 viktimash. Të paktën 7.261 e vdekjeve janë shkaktuar në kontinentin amerikan, ku pritet të ketë edhe një fazë të dytë intensive të virusit H1N1 në muajin prill sipas OBSH. Ndërkaq, thuhet se aktiviteti i gripit pandemik gjithsesi është në rënie dhe do të mbetet më i ulët nga ç’ka qenë deri tani. Nga ana tjetër, bota po hedh gjithmonë e më tepër dyshime mbi përdorimin apo jo të vaksinës që është kundër virusit H1N1, i cili shkakton të ashtuquajturin “gripi i derrit”, kjo edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të lëshojë alarmin për përhapjen dhe rrezikun e madh që paraqet ende kjo sëmundje.

Advertisement