Kosovë – Klinton premton të vizitojë vendin

Një fakt të tillë Klinton ia ka konfirmuar vetë ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni gjatë një takimi nё Uashington, në kuadrin e ngjarjes tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”. Bëhet me dijeni se bashkëbiseduesit kanё folur mes tyre për proceset nё Kosovё, njohjet e saj të reja, procesin nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё si dhe pёr hapat qё duhet tё merren pёr tё çuar proceset nё Kosovё edhe mё pёrpara. Nga ana tjetër, ministri Hyseni e ka shfrytёzuar kёtё takim pёr ta njoftuar Klintonin mbi pёrpjekjet e mёdha qё po bёhen pёr ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës. Ka qenё konstatim i pёrbashkёt i tё dy bashkёbiseduesve, ministrit Hyseni dhe sekretares Klinton, se ka pasur arritje tё shumta nё shumё plane dhe se duhet tё vazhdohet me angazhime qё ky pёrparim i bёrё tё çohet edhe mё pёrpara.

Advertisement