SHBA – Sistemi antiraketor është kundër kërcënimeve Iraniane

Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Krovli. Vetë Moska zyrtare e kishte kundërshtuar planin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki dhe Uashingtoni ishte tërhequr më pas nga ky plan. Por qëndrimi i fundit i Rumanisë, ka krijuar dyshimet e para dhe prandaj Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar qëndrimin. Vendimi në fjalë, duhet të miratohet tani nga parlamenti rumun dhe sistemi për mbrojtjen nga raketat nuk do të jetë funksionues deri në vitin 2015. Ndërkohë që plani i mëparshëm amerikan kishte për synim mbrojtjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara nga kërcënimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga Irani, versioni i rishikuar do të mbrojë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga raketat me rreze të shkurtër dhe rreze të mesme veprimi që Irani mund t’i ketë dislokuar ose është shumë afër dislokimit të tyre.

Advertisement