Tiranë – Prifti, të ndihmohen të interesuarit për koncesione

Një kërkesë të tillë, ministri i Energjetikës Dritan Prifti ua ka drejtuar sot përfaqësuesve të bankave kryesore në vend, të cilëve u ka bërë me dijeni se garancitë bankare ekzistojnë ndaj duhet parë me më shumë precedencë financimi i kompanive që ndërmarrin koncesione në vendin tonë. “90 milionë euro janë investuar deri tani për koncesionet në energjetikë. Por pavarësisht se janë 263 HEC-e të dhëna me koncesion, kapaciteti i tyre është i vogël. Ndërsa pritet që të hidhen edhe 3 miliardë kilovat energji më shumë në tregun shqiptar”, ka pohuar ministri i Energjetikës. Sipas tij, gjatë procesit të intervistimit të koncesionarëve ka dalë një problematikë, siç është ai i financimit të tyre nga sistemi bankar në vend dhe prandaj duhet biseduar me bankat më parë se me ta.

Advertisement