Tiranë – Qeveria miraton koston mesatare të ndërtimit të banesave

Qeveria thotë se udhëzimi u miratua në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, do të merret vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt. Sipas udhëzimit, vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta. Në udhëzim përcaktohet se ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.

Advertisement