Tiranë – Gjendet një grua e mbytur në liqen

Trupi i pajetë është vënë re nga kalimtarët në orët e para të ditës, ndërsa është nxjerrë më pas nga polumbarët pas denoncimit të tyre pranë organeve kompetente. Ende nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare nga burimet policore, por bëhet me dijeni se viktima është ende e paidentifikuar dhe nuk dihet asgjë rreth moshës apo emrit të saj. Ndërkaq, dyshimet e para të ngritura nga ekipi hetimor që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje janë ato të një vetëmbytje të viktimës në fjalë. Bëhet me dijeni në mënyrë paraprake se kufoma është në gjendje të padekompozuar dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të saj dhe shkaqeve të mundshme që kanë çuar në mbytjen e saj.

Advertisement