Greqi – Papulias rizgjidhet president

Udhëheqësi 80 vjeçar pati mbështetjen e socialistëve dhe të konservatorëve të opozitës për postin, duke fituar 266 vota nga parlamenti me 300 vende. Pas rizgjedhjes, zoti Papulias, në vitet ’90 ministër i Jashtëm, i kërkoi vendit që të bashkëpunonte për të përballuar krizën e borxheve. Votimi në parlament u mbajt ndërsa kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi masa të rrepta për të përballuar borxhin 442 miliardë dollarësh të vendit të tij. Papandreu bëri thirrje për shkurtimin në kontributet e pensioneve dhe një ngrirje të punësimit në qeveri për ta ulur defiçitin të paktën deri në nivelin tavan 3% të Bashkimit Evropian, deri në vitin 2012. Bashkimi Evropian thotë se problemet e Greqisë kërcënojnë të ulin vlerën e Euros. Kriza e borxhit është më e rënda financiare në historinë e Greqisë moderne.

Advertisement