Greqi – Sot paraqitet plani i kursimeve i KE

Nga ekspertët evropianë, bëhet me dijeni se ky plan ka si qëllim ta detyrojë Athinën që të ndërmarrë një kurs më të shpejtë dhe më drastik kursimesh për rimëkëmbjen e buxhetit. Komisioneri evropian për Monedhën, Joaquin Almunia, sot do të paraqesë programin konkret të kursimeve ndaj Greqisë. Sipas këtij plani, Athina duhet të shkurtojë rrogat në shërbimet publike dhe të ndërpresë punësimet e reja, bëhet e ditur në Bruksel. Komisioni Evropian kërkon me ngulm që deri në fund të vitit 2012, Greqia të ulë nivelin e borxheve nga 13% në nivelin e lejuar sipas standardeve evropiane, në 3%. Kjo pasi sipas ekspertëve evropianë, kriza ekonomike në Greqi po ndikon edhe në stabilitetin e euros. Ndërkaq, përfaqësuesit e lartë grekë në samitin ekonomik në Davos kanë deklaruar se shteti grek nuk cënohet nga falimentimi dhe se Greqia nuk do të përjashtohet nga zona e euros.

Advertisement