Shqipëri – Moti sot, 2 Shkurt 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të mbetet e kthjellët në vend por Jugperëndimi do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Në kushtet e motit të qëndrueshëm do të qëndrojmë gjatë natës por edhe në ditët në vijim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë 3 gradë rënie të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa deti do të ketë dallgëzim 4 ballë. Kontinenti Europian do të dominohet nga Moti i kthjellët por temperaturat do të vazhdojnë të mbeten të ulëta. Ndërsa Europa Veriperëndimore si dhe Verilindore paraqitet me reshje të konsiderueshme shiu dhe dëbore. Gadishulli Skandinav do të alarmojë për reshje dëbore të shoqëruar me stuhi të forta ere. Me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore do të jetë dhe një pjesë e Juglindjes së kontinentit.

Advertisement