Kjo ka qenë deklarata e deputetit të PS-së, Et’hem Ruka i cili ka konfirmaur edhe një herë vullnetin që PS të dialogojë me PD-në. “PSSH rikonfirmon edhe njëherë vullnetin e saj për t’u ulur në tavolinën e dialogut me PD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës. Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Rama dhe Berisha. Një tavolinë me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte e pranueshme as për ne, por besojmë as edhe për faktorin ndërkombëtar, madje nuk do t’i shërbente zgjidhjes së krizës, e cila është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht”, theksoi ai.