Itali – Frattini, Izraeli akoma larg anëtarësimit në BE

“Duhet të fillohet me një rrugë të gjatë dhe të rëndësishme, edhe pse Izraeli është një shtet plotësisht demokratik”, ka pohuar Frattini. Gjithësesi, Frattini ka nënvizuar se afrimi i Izraelit me Evropën do të rriste gjithmonë e më shumë influencën e kësaj të fundit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ideja për anëtarësimin e Izraelit në BE u hodh dje nga kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjatë një takimi me homologun Netanyahu në Jeruzalem.

Advertisement