Papandreu ndërmerr këtë veprim në kuadër të premtimit të tij për të qenë i vendosur në përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin. Takimet do të mbahen sot pasdite, duke u cilësuar si mjaft i domosdoshëm për krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin. “Samiti i Financave është një “obligim kombëtar”, deklaroi Papandreu para deputetëve në parlamentin e Athinës. Më pas, ai u kërkoi të gjitha partive politike që të mbështesin kursin e kursimeve, në mënyrë që të mos lejohen shpenzimet e tepruara. Sipas të dhënave aktuale, borxhet e reja të Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkaq, për shkak të shkeljes së rregullave financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikqyrje të shtuar të Bashkimit Evropian dhe duket se një gjë e tillë i kushton së tepërmi asaj, duke vendosur që gjendja e saj të ndryshojë dhe të mos përmendet vetëm për keq.