Një fakt të tillë e ka deklaruar udhëheqësi i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiçun, sipas të cilit një takim i tillë do të jetë i paarsyeshëm dhe i padobishëm. Sipas Veiçunit, ky takim ka për t’i dëmtuar seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo-amerikane. Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp në të cilën theksoi gjithashtu se nuk ka pasur progres në bisedimet me të dërguarin e Dalai Lamës, lidhur me ndryshimet në statusin e Tibetit. Kina ka kumtuar se sovraniteti i Pekinit ndaj Tibetit është i pakontestueshëm. Ndërkaq, lidhur me spekulimet për mundësinë e takimit të Dalai Lamës me presidentin Obama deri tani nuk ka asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë.