Shqipëri – Moti sot, 30 janar 2010

Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë një dendësim të vranësirave dhe shirave në territor të shoqëruara dhe me shkarkesa rrufesh. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rritje në Veri ndërsa mesdita do të ruajë sërish vlera konstante në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, për pasojë në det dallgëzimi do jetë 4 ballë. Kontinenti Europian do të mbetet në kushte të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës. Europa Verilindore dhe Qendrore sërish rrezikohen nga dëbore e dendur dhe temperatura ekstremisht të ulëta. Po ashtu gadishulli Ballkanik dhe Apenin do të përfshihen nga reshje të konsiderueshme shiu dhe dëbore si dhe stuhi me rrufe.

Advertisement